Kërkesa për ADN e Kristiano Ronaldos ka mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë në Itali. Pasi këto analiza të merren ato do të dërgohen në policinë e Las Vegasit që heton për përdhunimin e pretenduar në vitin 2009, të kampionit portugez denoncuar për të dytën herë vitin e kaluar nga ish modelja Kathryn Mayorga. Ronaldo që tashmë është resident në Torino, ka mundësinë për të apeluar një vendim që mund të merret nga hetuesit.
“Klienti im, ka shpjeguar Peter Christiansen, avokat i CR7 në një intervistë për Bbc sport, ka deklaruar gjithmonë dhe e bën edhe tani se ajo që ka ndodhur në Las Vegas në 2009 ishte një raport konsensual dhe nuk ka asnjë suprizë për analizën e ADN”. Në 2009, ish modelja nuk ka bërë denoncimin menjëherë, ndërkohë që në atë kohë Ronaldo lunate me Manchester United dhe ishte gati të kalonte tek Reali për një shumë 94 milionë eurosh, por këtë gjë, e bëri disa muaj më vonë.