Përfaqësuesja e Kosovës U-21 do të përballet ditën e nesërme ndaj U-21 së Gjermanisë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Europian. Takimi do të zhvillohet nesër në orën 18:45 në stadiumin “Adem Jashari”.
Pak para se këto ekipe të përballen me njëra-tjetrën është bërë një vlerësim i të dyja ekipeve, ku vihet re një diferencë e thellë e gjemanëve ndaj ekipit kosovar. Ekipi U-21 i Kosovës vlen 1.7 milionë euro, ndërsa ajo e Gjermanisë vlen 120 milionë euro.
Futbollisti me vlerën më të lartë te skuadra gjermane është Jonathan Tah, që kap shifrën 25 milionë euro.