Pas largimit të Albert Bunjakit, përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur trajnerin e ri. Ai do të jetë italiani, Rodolfo Vanoli.
Ka qenë vetë Vanoli ai që e ka konfirmuar se do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses.
Në një prononcim për “tuttomercatoëeb.com”, italaini ka konfirmuar se është kontaktuar nga Kosova dhe ka thënë ai e ka pranuar postin e propozuar.
“Po, kam pasur kontakte me persona pranë Federatës së Kosovës, të cilët më kanë pyetur, nëse jam i gatshëm. Ju kam thënë ‘Po’ “, është shprehur ai.
Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova do të ketë në krye të pankinës një italian.