Sfida e nesërme Kosovës ndaj Bullgarisë e vlefshme për fazën kualifikuese të kampionatit europian të 2020-ës ka ngjallur interes të madh, jo vetëm në trojet shqiptare, por dhe në Europë.
Për faktin se në 2 vitet e fundit, përfaqësuesja “Dardane” ka regjistruar arritje të mëdha, si kualifikimi në fazën e dytë të Ligës së Kombeve dhe pathyeshmëria prej 11ndeshjesh, kjo sfidë pritet me kuriozitet të veccantë.
Nëse do të nisemi nga krahasimi midis dy skuadrave dallojmë një paradoks. Edhe pse Bullgaria ka një eksperiencë të gjatë në kompeticionet ndërkombëtare dhe renditet në vendin e 46-ë në botë, kundërshtarët e “Dardanëve” kanë 14 vite që nuk janë kualifikuar në asnjë kampionat europian dhe botëror. Për më tepër, Bullgaria nuk ka arritur të prodhojë lojtarë klasi duke zhgënjyer në paraqitjet e saj vit pas viti.
Kosova, e cila e ka zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare në 5 mars 2014 me Haitin, mban vendin e 131-ë në botë, por ka një faktor avantazhues që e bën të shpresojë për fitore ndaj Bullgarisë nesër në “Fadil Vokrri”.
Kostoja totale e “Dardanëve” kap shifrën e 46 milionë e 711 mijë €, ndërsa çmimi i Bullgarisë arrin vlerën e 32 milionë e 596 mijë €. Lojtari më i kushtushëm e Kosovës është Valon Berisha i Lacios (7 milionë e 880 mijë €), kurse bullgarët krenohen me kapitenin Ivelin Popov që luan për Rostovin (3 milionë e 152 mijë €).
Nga ana tjetër “Dardanët” kanë një ekip më të freskët ku mosha mesatare është 23.71 vjeç, kurse Bullgaria ka moshën 27.60 vjeç.
Mbrojtja e Bullgarisë kushton 9 milionë e 246 mijë €, më mirë se ajo e Kosovës (4 milionë e 996 mijë €).
Në repartin e sulmit, Kosova është dyfish më e fuqishme (kostoja 18 milionë e 761 mijë €), Bullgaria (9 milionë e 351 mijë €).
Edhe në portë ka avantazh ndaj Bullgarinë (1 milionë e 681 mijë € ndaj 1 milionëe 225 mijë €).
Në statistikat, Kosova dominon bindshëm ndaj Bullgarië: në 11 takime, ata kanë kanë realizuar 27 gola dhe kanë pësuar vetëm shtatë duke regjistruar 8 fitore dhe 3 barazime.
Bullgarët në 10 takimet e fundit janë stanjacion: 11 gola të shënuar, 8 të pësuar: 5 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje (gjithsej 10 takime).
Duke u nisur nga këta faktorë, entuziazmi i madh dhe përkrahja e pakufijtë e fansave, Kosova ka shumë arsye për ta mposhtur Bullgarinë nesër në Prishtinë për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën drejt udhëtimit në EURO 2020.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.