Federata e Basketbollit të Kosovës ka emëruar sot në krye të pankinës ish-basketbollistin e njohur kroato-boshjnak Damir Mulaomerovic. Megjithatë emërimi i 43-vjeçarit është përcjellë me “nota ironie” nga media e njohur serbe “Blic”.
Mulaomerovic ka drejtuar në të kaluarën edhe përfaqësuesen e Bosnje/Hercegovinës, por edhe i lindur në këtë vend ai ka përfaqësuar skuadrën kroate, si dhe ka drejtuar ekipin e Cibonas, me të cilin arriti sukses qoftë si basketbollist, qoftë si trajner.
“Legjenda e basketbollit kroat në krye të kombëtares së Kosovës” shkruan “Blic”, I cili sulmon dy-nënshtetësinë kroato-boshnjake të Mulaomerovic.