Ndihmësi i trajnerit të Kosovës Benard Challandes Muharrem Sahiti u shpreh se Kosova mund të sigurojë kualifikimin historik në EURO 2020 nëpërmjet rrugës së Ligës së Kombeve për shkak të rivalëve të fortë si Anglia dhe Republika Çeke.
Në një prononcim për “Supersport”, ish-futbollisti shqiptar theksoi se për pjesëmarrjen për herë të parë në një kompeticion madhor futbolli mund të shpresohet nëpërmjet kualifikueseve nëse “Dardanët” sigurojnë rezultate pozitive në 3 përballjet e para të kësaj fushate (2 herë më Bullgarinë dhe me Rep.Çeke)
“Kosova e aftë të përballet me kombëtare të mëdha? Jemi në gjendje të përballemi me këdo. Në Ligën e Kombeve nuk ishim në grup i fortë. Sot treguam se mund të përballemi me ekipe më të fuqishmefuqishme. Nga tetori i 2017 s’kemi asnjë humbje.
Faktorët që kanë kushtëzuar forcimin e përfaqësueses? Janë disa: performancat pozitive në klube, transferimet e goditua, na kanë bërë të përmirësohemi më tepër. Mbizotëron atmosfera e mirë. Kemi mbështetjen e tifozëve “Dardanëve” dhe qeverisë duke na ndihmuar të bëjmë paraqitje të mira.
A rrezikon Kosova ndaj Bullgarisë pas lojës intensive me Danimarkën? Sot bëmë 6 zëvendësime. I kursyem disa titullarë. Pikët janë shumë të rëndësishme. Kemi katër ditë do të jemi 100% gati. Kemi pasur dy mungesa. Prandaj besoj se do të kenë energji.
Parashikimet për këtë fazë kualifikuese? Shorti është i mirë. Tri ndeshjet e para do t’i kemi vendimtare. Nëse marrim pikë, pse jo të mos shpresojmë në kualifikim?!
Loja e tepër individuale? Vlerësim i saktë. Nesër do të bëjmë analizën e të gjithë ndeshjes me Danimarkën. Edhe individi mund të bëjë gabime. Në të ardhmen këto gjëra nuk duhet të përsëriten. Gabimet duhet t’i lëmë mënjanë. Jemi shumë të kënaqur me paraqitjen. Ne nuk mund të bëjmë lojë mbrojtëse. Lojtarët duket sikur bëjnë përpjekje individuale të tepërta.
Përballja me Maqedoninë në Ligën e Kombeve? E kam thënë dhe më herët, në mars luajmë me ta. Ne dëshirojmë që Maqedonia të kualifikohet nëpërmjet fazës kualifikuese (rrugës së dytë). Pritshmëritë po rriten, por dhje kërkesat sikur janë shtuar më tepër. Më mirë të kualifkikohemi nga Liga e Kombeve”, përfundoi zv/trajneri i Kosovës Muharrem Sahiti.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.