Në orën 16:00 luhet takimi Luftëtari-Skënderbeu në stadiumin “Gjirokastra” në Gjirokastër. Ky takim është i vlefshëm ëpr javën e 31 të Superligës.
Korçarët janë nisur vetëm për fitore dhe shpresojnë në ndeshje direkte kundër Kukësit dhe Partizanit për të ëndërruar titullin kampion.
Trajneri i bardhekuqve është i mendimit se formacioni fitues nuk duhet të ndryshojë dhe për transfertën e sotme ka vendosur të hedhë formacionin e njëjtë.
Luftëtari ndërkohë nuk e ndjen presionin ashtu si Skënderbeu, të paktën kjo është ajo që mendon trajneri i bluzinjve. Ai për mediat deklaron se i ka bërë gati të gjitha dhe ka marrë masat për të ndalur Latifin, Salihin dhe të tjerët..
Formacionet e mundshme:
Luftëtari: Miraka, Liçaj, Rrapa, Beqiri, Zguro, Aleksi, Mutumane, Abazaj, Rroca, Bregu, rexhinaldo
Trajner: Mlladen Milinkoviç
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Orelesi, Gavazaj, Xhejms, Latifi, Salihi
Trajner: Ilir Daja