Ditën e sotme, Skënderbeu pret të shkruajë historinë. Në orën 20:00, korçarët do të provojnë në kalojnë në turin e tretë të Europa Leagues, duke luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Kayrat Almaty-t.
Nga burime pranë klubit, mësohet, se deri më tani janë shitur më shumë se pesë mijë bileta, kur dihet që kapaciteti total i stadiumit “Skënderbeu” është gjashtë mijë vende. Tifozeri jo vetëm korçare, por nga e gjithë shqipëria kanë shfaqur interes për të parë nga afër këtë takim mjaf të rëndësishëm.
Ndërkohë që në faqen zyrtare të klubit, edhe pse janë shitur të gjitha blietat, vazhdon të bëhet thirrje për mbeshtetje maksimale të tifozerisë në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.