Ekipi i Korabit po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Seanca e sotme stërvitore në kompleksin “Internacional” ka parë disa fytyra të reja t’i bashkohen stërvitjes.
Futbollistët e prezantuar dje si përforcimet e reja të klubit kanë dalë të gjithë në stërvitje nën drejtimin e trajnerit Mërgjyshi.
Gjithashtu në stërvitje sot është bashkuar një njohje e vjetër e Korabit, futbollisti që ishte pjesë e skuadrës edhe vitin e kaluar, Sokol Mziu.
Korabi është duke marrë dalëngadalë formën e plotë të ekipit që do të synojë mbijetesën në Kategorinë Superiore.