Dibranët janë ende nën atmosferën e festës, sepse fituan takimin e parë në kampionat kundër Teutës. Tri pikë me mjaft vlera, që i ndihmojnë për t’u zhbllokuar moralisht, pasi në katër javët e para nuk kishin arritur të gjenin golin.
Megjithatë, kundër Tiranës, dibranët nuk do të kenë në fushë një lojtar me shumë rëndësi, kapitenin Arian Sheta. Ky i fundit u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në takimin kundër durrsakëve, dhe la skuadrën me një lojtar më pak kur kishin kaluar vetëm 38 minuta lojë.
Lajm i mirë është kthimi i Elvis Prençit, i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj Vllaznisë, i cili plotëson mungesën e Shetës. Megjithatë, është trajneri Mërgjyshi ai që do të vendosë për takimin e javës së gjashtë të kampionatit.