Antonio Konte duket i fiksuar pas Juventusit. Sigurisht jo në kuptimin pozitiv, të paktën nga ngjarjet e fundit në merkato.
Ish-trajneri i kampionëve të Serisë A i ka shpallur “luftë” në distancë bardhezinjve, pasi duket se çdo objektiv që kanë torinezët në merkato, do ta kërkojë edhe Konte te Çelsi i tij.
Kështu ka ndodhur së fundmi me Xhejms Rodrigez.
Sipas medieve spanjolle, Reali është gati ta shesë kolumbianin dhe në radhë për të marrë shërbimet e tij janë Çelsi dhe Juventusi. Konte e kërkon me çdo kusht, ndërsa edhe torinezët janë gati të bëjnë gjithçka për ta afruar fantazistin në skuadër sezonin e ri.