Po mbahen në Romë punimet e Kongresit të 43-të të UEFA-s.
Një ngjarje historike kjo për organin më të lartë të futbollit Europian, pasi do të njihet me drejtuesit më të rinj të saj. Për kreun e saj, kandidatura e vetme është e presidentit aktual, Aleksandër Ceferin. Ndërkohë, në këtë Kongres, vendi ynë përfaqësohet me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Numri 1 i FSHF-së garon për 7 vende (8 gjithsej) në Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, post mjaft i rëndësishëm në organin vendimmarrës së UEFA-s.
UEFA nderon legjendat e futbollit shqiptar, që humben jetën në vitet e fundit: