Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka konfirmuar paraditen e sotme tërheqjen nga futbolli në fund të këtij sezonit. Ky lajm nuk pritej nga tifozët, pasi të gjithë prisnin që “gardiani” të rinovonte kontratën minimumi edhe për një vit, por realisht nuk ka ndodhur kështu.
Sigurisht që pas konfirmimit të lajmit për vendimin që Buffon ka marrë, ky i fundit ka postuar një status në llogarinë e tij në Facebook, ku si diçiturë shkruan: “Kjo ishte një familje nga e cila mësova shumë”.
Një fjalë e vetme cila ka bërë që tifozët të përloten, për vetë historinë dhe kujtime që Buffon ka shkruar me kampionët e Italisë.