Paulo Dybala do të mbetet bardhezi.
Është ky konfirmimi i drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, që ka këmbëngulur se argjentinasi do të qëndrojë në Torino të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.
Deklarata erdhi pas festës së titullit të 8-të radhazi të torinezëve, të cilët shkruajnë historinë e futbollit italian.
“Do të ishte çmendur ta mendoje në vitin 2010 se kjo do të ndodhte. Nuk është koha e duhur të diskutojmë çfarë do të bëjmë por kemi idetë tona sesi të përforcojmë skuadrën.
“Natyrisht se Dybala do të qëndrojë. Ai është futbollist i Juves dhe është e qartë se do të qëndrojë”. -tha Paratici për “Sky Sport Italia”.