Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak minuta më parë disa foto që qytetari dixhital ia ka nisur këtë herë nga Prishtina.
Sipas qytetarit dixhital, kompania Bastarena, për të cilën opozita akuzon vëllain e Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama se e ka në pronësi, ka hapur pikat e reja në qendër të Prishtinës.
“Pershendetje Doktor, jam nje qytetar nga Prishtina.
Edi Rama po krenohet se kinse do i mbyll bastet ne Republiken e Shqiperise, mirepo ne Kosove, posaqerisht ne Prishtine vecse kane fillu me lulezu bastet kompanise se vella Olsit”, shkruhet ndër të tjera në mesazhin e publikuar nga Sali Berisha.