Komosioni i Disiplinës ka dënuar me gjobë lojtarin e Partizanit, Lorenc Trashin, pas ‘përplasjeve’ me tifozët në ndeshjen e Vlorës me Flamurtarin.
Gjoba për anësorin do të jetë 50 mijë lekë të reja. Në këto kushte, përveç gjobës, Trashi gjithsesi do të jetë në derbin në Tiranën ditën e premte që do të luhet në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.