Gazetari i njohur Edi Oga ka bërë një koment epik për humbjen dramatike të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen e sotme kundër Skocisë.
Oga ka shkruar se në intervistat e lojtarëve pas ndeshjes për televizione të ndryshme, ata flasin më keq seç i bien topit kur janë në fushë.
“Po i dëgjojnë lojtarët në intervista. Flasin shqip më keq seç i bien topit…!”, ka shkruar Edi Oga.
Kujtojmë se ndeshja mes Shqipërisë dhe Skocisë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ka përfunduar me rezultatin dramatik 0-4.