Dy humbje turpëruese në një ditë, një në futboll, një në basketboll ditën e djeshme. Kuqezinjtë e trajnerit Christian Panuçi u turpëruan me rezultatin 4-0 nga Skocia, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ndërkohë nga ana tjetër, përfaqësuesja e basketbollit të femrve u “masakrua” në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” nga Hungaria me rezultat 27-139. Të besuarat e trajnerit Viron Toska befasuan të gjithë ata që ishin të pranishëm për t’i ndjekur nga afër.
Dy disfata në një ditë, sa shumë që mbakan ngjyrat kuqezi. Por, ajo që vlen të theksohet dhe që bie në sy është se për kombëtaren e basketbollit, askush nuk foli. Ndërsa për kuqezinjtë e Panuçit, u kritikuan ashpër të gjithë nga i pari te i fundit.
Pse kaq shumë zë për futbollin, ndërsa për sportet e tjera të gjithë si në gjumë “letargjik”? Kombëtarja e futbollit s’bëri asgjë më të bukur se ajo e basketbollit. Përkundrazi të dyja “copy-paste” të njëra-tjetrës. S’mbahet mend asnjëherë që skuadra jonë e basketbollit të dorëzohet ashtu në parket duke lënë shije kaq të hidhur dhe duke treguar dita-ditës që vëmendja e infranstruktura për sportet e tjera ka mbetur në “vend-numëro”. /Newsport.al/
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.