Sapo ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Maltës në “Fadil Vokrri”. Kjo sfidë ishte e vlefshme për Nations League. Vendasit kanë fituar me rezultatin 3-1. Nuk është vetëm rezultati ai që bind për këtë fitore, por mbi të gjitha loja e zhvilluar nga Zhegrova me shokë. Presion kundërshtarit gjatë gjithë kohës, lojë në sulm, 3 gola të shënuar dhe 2 shtylla. Kjo ndeshje i pati të gjitha, madje edhe karton të kuq, pasi në fraksionin e dytë është larguar me 2 të verdhë kapiteni i Maltës, Mifsud.
Më këtë 3 pikësh në këtë mbrëmje, Kosova ngjitet në vendin e parë me 7 pikë të grumbulluara. 2 fitore dhe 1 barazim, madje vetëm 1 gol i shënuar. Këto janë statistika mbreslënëse për një grup që në fushën e lojës luan me “sy mbyllur”, duke u kombinuar shumë mirë me njëri-tjetrin.