Kombëtarja Shqiptare e femrave ka barazuar 1-1 me Poloninë në Varshav, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të femrave.
Vajzat e trajnerit Armir Grima arritën të merrnin një pikë ndaj rivaleve polake. Ishin pikërisht vendaset që kaluan të parat në avantazh, që në minutën e 2-të, me anë të Daleszczyk K.. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin 1-0 të polakeve. në pjesën e dytë shqiptaret barazuan me anë të Morinës, në minutën e 74, ndërsa e ruajtën rezultatin deri në fund.
Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria renditet në vend të fundit në grupin 2 të kualifikueseve.