Kombëtarja shqiptare e femrave, në futboll ka marrë një tjetër humbje këtë herë përballë Sllovenisë, me rezultatin 2-0. Golat janë pësuar për çdo pjesë lojë duke mos lënë asnjë mundësi për një rezultat pozitiv në transfertën sllovene.
Goli i parë është pësuar në minutën e 4-të, nga Zver, ndersa goli i dytë më penallti në minutën e 70-të, nga e njëjta futbolliste. Kombëtarja pëson humbjen e tretë rresht. Fitorja e fundit është në prill, përballë femrave bjelloruse me rezultatin 1-0.