Ekipi kombëtar ka mbërritur pak minuta më parë në Shkodër.
Kuqezinjtë që do të luajnë nesër ndaj Maqedonisë në “Loro Boriçi”, janë pritur nga tifozët kuqezi, kryesisht fëmijë të cilët kanë mundur të shkëputin edhe ndonjë autograf nga futbollistët e Përfaqësueses.
Pasdite, Kombëtarja do të zhvillojë në Shkodër edhe seancën e fundit stërvitore në prag të takimit kundër Maqedonisë.