Me një vonesë gati 30 minutshe, për shkak të vonesës së avjonit, trajneri i Kombëtares skoceze, ka dalë në një konferëncë para mediave. Alex McLeish është koshient se nesër në mbrëmje, i pret një ndeshje shumë e vështirë në Shkodër.
Ai ka thënë në këtë konferencë: “E di që kam shumë mungesa në ekip, por kemi bërë një përgatitje serioze gjatë gjithë kësaj jave. Lojtarët që kam marrë me vetë, janë të gatshëm për të marrë një fitore, pasi kemi një formë të mirë në ndeshjet e fundit. Me Shqipërinë do të jetë shumë vështirë dhe duhet të kemi shumë kujdes nga Eros Grezda. Ai është i shpejtë dhe do të jetë një rrezik i madh për ne”.