Kombëtarja e femrave të volejbollit U-19 ka pësuar humbjen e dytë në po kaq ndeshje në Kampionatin Ballkanik për këtë grupmoshë që po zhvillohet në Cacak të Serbisë.
Vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 3-0 me sete (25-17, 25-16, 26-24) me Bosnje-Herzegovinën, duke regjistruar kështu disfatën e rradhës në grupin B pas asaj me Malin e Zi një ditë më parë. Ndeshja e rradhës do të jetë ndaj Turqisë ditën e nesërme.