Ndeshja e javës së pestë të Kategorisë Superiore ndërmjet Vllaznisë dhe Skënderbeut ishte përcaktuar të luhej në stadiumin “Loro Boriçi”. Por për shkak të ndeshjeve të kombëtares, FSHF u ka kërkuar skuadrave që të luajnë në Korçë. Të dy klubet kanë rënë dakord dhe ndeshja e javës së ardhshme do të luhet në Korçë, ndërsa në fazën tjetër, takimi që sipas kalendarit do të luhej në stadiumin e Skënderbeut, do të zhvendoset në Shkodër, në “Loro Boriçi”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.