Në fillim i pret kryeministri, pastaj i përcjell për në autobus. Autobuzi i dërgon në Bashkinë e Tiranës, aty i pret kryebashkiaku familjarisht. Më pas kanë kohë vetëm për 2-3 foto me tifozët e rastësishëm dhe menjëherë u duhet ti drejtohen Ministrisë së Jashtme. Axhenda zyrtare nuk i lejon futbollistët të bëjnë ndryshe. Kombëtarja e futbollit fillimisht është marrë peng nga politika. Pas Ministrisë së Jashtme, ambasadorët e futbollit do ti drejtohen kryeministrisë. Aty i pret kryeministri. E habitshme por presidenti ka mbetur jashtë axhendës. Me kaq do të marrë fund axhenda politike ose me mirë të thuhet pengmarrja politike. Pas këtij momenti do të nisë festa me tifozët, ata që e përjetuan ndoshta shumë më tepër se drejtuesit politik të vëndit, ata do të jenë të fundit në rradhë.