Skuadra e Juventusit është shpallur kampione për të 7-ën herë radhazi, si asnjë skuadër tjetër në historinë e Serisë A. Në Itali “Zonja e Vjetër” po dominon prej kohësh, por synimi kryesor mbetet Champions League.
Drejtuesit e bardhezinjve po mendojnë të rikthejnë në skuadër ish-sulmuesin e tyre, Alvaro Morata. Spanjolli nuk kaloi një sezon aspak të mirë në Londër me Chelsea dhe lojtari po kërkon një tjetër skuadër.
Për të marrë shërbimet e 25 vjeçarit duket se argjentinasi Gonzalo Higuain do të bëhet “kurban” për t’u larguar në një tjetër destinacion. Ende nuk ka diçka konkrete, por ky është sinjale i parë që vjen nga mediat italiane.