Ardian Ismajli do të luajë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Kosovës U-21. Kjo për shkak jo vetëm të moshës së tij 22 vjeçare, por se edhe pak ditë më parë ai kishte refuzuar ftesën e trajnerit zviceran, Challandes, për tu bashkuar ekipit të parë.
Futbollisti që luan tek klubi kroat i Hajdukut të Splitit, lë derën hapur për t’iu bashkuar ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Sfida që ka Kosova U-21 kundër Izraelit U-21, është ndeshja e fundit që mbrojtësi Ismajli luan për ekipin Shpresa. Kohët e fundit kuqezinjtë e Panuçit po shfaqin shumë probleme në qëndër të mbrojtjes dhe Ardian Ismajli do të ishte një zgjedhje e përkryer për kuqezinjtë.