Tomori do të luajë të shtunën kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gersi Arbri do të udhëtojë nga Berati në kryeqytet, ndërsa Bashkia që zotëron aksionet e klubit ka hapur tenderin për akomodimin e ekipit në Tiranë.
Newsport.al ka siguruar faksimilen në të cilën bëhen të ditura kushtet që duhet të plotësojë hoteli që do të qëndrojë skuadra, por gjithashtu edhe shuma prej 625 mijë lekësh të vjetra që ka në dispozicion klubi beratas për të paguar.
Një shumë modeste kjo, por pavarësisht akomodimit, ekipi duhet të jetë në fushë kundër bardhebluve të shtunën në orën 14:00. Kujtojmë që ndeshja Tirana – Tomori luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.