Klubi i Tiranës me anë të një komunikimi për mediat dënon ashpër gjykimin në ndeshjen mes Kastriotit dhe Tiranës (1-0), ku drejtësia iu besua arbitrit Olsi Sokoli.
Duke filluar që nga provokimet në fushën e lojës dhe deri tek fjalori i përdorur janë një argument nga ana e bardhebluve.
Tirana kërkon përjashtimin nga futbolli të gjyqtarit Olsi Sokoli.
Njoftimi:
“Klubi i Futbollit Tirana denon ashper gjykimin skandaloz ne ndeshjen Kastrioti – Tirana. Pergjate 90 minutave te ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur te ndikoje ne rezultatin final te ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e me tej ka demtuar skuadren me vendimet arbitrare. KF Tirana nuk eshte nxituar te dale ne konkluzione, por ka pritur per te ndjekur reagimet e te gjithe aktoreve dhe faktoreve brenda e jashte fushave te lojes si dhe analizuar pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetem, pa degjuar asistentet e tij, qe ne disa momente vendimtare te ndeshjes i kane kerkuar te marre vendime te drejta, teresisht te ndryshme nga cfare ai ka vendosur. Fjalori me te cilin gjyqtari ka provokuar lojtaret e Tiranes dhe stafin teknik, jane nje tjeter argument qe bejne klubin te kerkoje nje denim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit. KF Tirana kerkon perjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli per nje gjykim te paprecedent, komunikim ofendues dhe perdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtareve te Tiranes. Gjithashtu ftojme publikisht Shoqaten e Arbitrave, te reagoje kundrejt dhunes qe ne kete rast ushtroi nje gjyqtar futbolli perballe 11 futbollisteve, stafit teknik, stafit drejtues dhe te gjithe tifozeve bardheblu”.