Elseid Hysaj nuk do ta nisë takimin e sotëm ndaj Cagliarit si titullar. Ka qenë vendimi i teknikut Carlo Ancelotti për ta lënë në stol mbrojtësin e djathtë shqiptar pas dështimit për të vazhduar aventurën në Champions League-ën me humbjen ndaj Liverpoolit. Presioni i madh nga kritikët e 24-vjeçarit, revoltimi i tifozëve me paraqitjet negative nga java në javë e kanë bindur Ancelottin të “ndëshkojë” Hysajn. Një situatë e tillë shton akoma dhe më shumë dyshimet për një kalim të mundshëm te Chelsea në kampionatin anglez.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.