Klubi i Tomorit nuk do të udhëtojë ditën e nesërme në Ballsh për të luajtur me Bylisin, që është ndeshje e javës së 17 të kampionatit në Kategorinë e Parë. Klubi e ka marrë këtë vendim, duke u nisur nga dënimi që ka marrë nga Komisioni i Disiplinës, që i dha fitoren 0-3 Apolonisë për takimin e luajtur në Berat.
Mirëpo, këtë bojkot, tifozët nuk e pranojnë dhe me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruajnë se nëse klubi udhëton për ndeshjen e radhës, atëherë do i hiqen 3 pikë dhe kështu rrezikojnë që në sezonin e ardhshëm të luajnë në Kategorinë e Dytë.