Xherdan Shaqiri vijon të mahnisë tifozët e Liverpool. Mesfushori me origjinë shqiptare nuk luajti për asnjë çast në fitoren 2-1 që Liverpool mori ndaj Tottenham dhe kjo bëri që shumë tifozë të kërkonin “PSE-në” te Jurgen Klopp.
Përmes rrjetit social “Twitter”, tifozë të “The Reds” kërkojnë shpjegimi nga tekniku gjerman për aktivizimin e Shaqirit, i cili sa herë është futur në fushë ka bërë diferencën. Ai nuk luan që prej 24 shkurtit, ku ishte protagonist në barazimin ndaj Manchester United.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.