Nesër luhet padyshim ndeshja më e rëndësishme e javës së 30-të të Superligës mes Partizanit dhe Skënderbeut. Një takim që në vitet e fundit është konsideruar si ‘klasikja’ e Shqipërisë për vetë rivalitetin. Duket se pas humbjes në Kukës në shifrat 4-0 trajneri Dalipi do bëjë disa ndryshime në formacionin titullar.
Nga minuta e parë pritet ti besohet Abdurahimit në sulm dhe Telushit në mesfushë ndërsa në stol do përfundojnë Mala dhe Çani. Formacioni i Partizanit pritet të jetë ky: Hoxha, Ibrahimi, Gojkovic, Belica, Trashi, Telushi, Asani, Lukas, Progni, Batha, Abdurahimi.