Dornat Hasani dhe Leonart Vitija janë dy futbollistët më të rinj të ekipit të Ligës së Parë në Kosovë, KEK-ut. Ata janë futbollistë të Prishtinës në Superligën e kosovës, por së fundmi është arritur marrëveshja mes klubeve për huazimin e dy talenteve të reja për pjesën e mbetur të kampionatit.
Arritjen e marrëveshjes e ka pohuar vetë presidenti i klubit të KEK-ut, Agim Keka i cili ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes së re mes palëve.
Skuadra e KEK-ut ka qëllim kryesor ngjitjen në Superligën e Kosovës, ku mungon prej disa vitesh. Drejtuesit e klubit janë duke punuar fort për plotësimin e një grupi lojtarësh cilësore për të plotësuar objektivat e përcaktuara në fillim të kampionatit, ku bën pjesë dhe ngjitja në Superligë.