Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, Tomori ka vendosur që ditën e sotme nuk do udhëtojë në Ballsh për të luajtur ndeshjen me Bylisin për javën e 17 të kampionatit në Kategorinë e Parë.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, beratasit shkruajnë se nuk do të paraqitet so në Ballsh.
“Klubi jonë proteston vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe të atyre që kurdisën dënimin tonë. Skuadra e Tomorit nuk do të paraqitet (sot) në Ballsh”.
Ky bojkot vjen si pasojë e vendimit të Komisionit të Disiplinës në ndeshjen me Apoloninë në Berat, ku fierakëve iu dha fitorja në tavolinë me rezultatin 0-3.
Gjithashtu është përjashtuar nga gara për 8 ndeshje edhe trajneri Santiliano Dule. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi ndonjë reagim nga Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me këtë çështje.
Me këtë rast, Bylisi merr fitoren dhe 3 pikët në tavolinë, ndërsa Tomori mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën jo vetëm brenda klubit, por edhe në lidhje me tifozët.