Situata në kampin shkodran ditët e fundit nuk është aspak e qetë. Kërcënimet ndaj stafit drejtues dhe trajnerit Canaj kanë bërë që ky i fundit të paraqesë dorëheqjen për largimin nga skuadra, por që është refuzuarnga Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi. Lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe drejtori i klubit, Engin Firat i cili në një prononcim për “RTSH Sport” është shprehur se nuk ndodhet në Shqipëri, por sapo të kthehet do të flas me Kryetaren e Bashkisë.
“Nuk kam qenë këto ditë në Shkodër. Nuk isha edhe kur u prezantua trajneri Agim Canaj. Ndodhem në Turqi për arsye personale dhe profesionale. Kam folur me kryebashkiaken Voltana Ademin në telefon. Do të takohem me të sapo të jem në Shkodër dhe nuk mund të them më shumë në këtë moment”, – është shprehur Firat.