Pajtim Struga ka kënduar për herë të parë këngën e bardhebluve, “Gol Tirona” që tashmë përdoret jo vetëm në stadiume, por edhe në çdo gëzim familjar. Është si një himn i 24-herë kampionëve të Shqipërisë dhe pjesë e pandashme të tifozëve bardheblu. Së fundmi këngëtari i njohur ka zgjedhur të hedhë në treg një këngë të re që i kushtohet sërish kryeqytetit.
“Nji tironas jam”, titullohet ajo. Pikërisht këtë, është ish-kapiteni i Tiranës, Elvis Sina që e ka shpërndarë në rrjetet sociale. I lindur dhe rritur në kryeqytet, plot me 400 ndeshje të zhvilluara me bardheblutë, ish-mbrojtësi i njohur shkruan: “Të lumtë goja Pajtim Struga”.