Të mërkurën, do të luhen ndeshjet e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Katër sfida emocionuese që do të vendosin skuadrat që do të kualifikohen në gjysmëfinale. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije axhendën e këtyre takimeve, duke zbuluar oraret që do të luhen.
Dy ndeshje janë vendosur të zhvillohen në orën 14:00, ndërsa dy të tjera në orën 17:00. Me interes priten përballjet mes Kukësit dhe Tiranës, pasi takimi i parë ka përfunduar në barazim 1-1 dhe dhe sfida e Partizanit në “Selman Stërmasi” kundër Flamurtarit. Vlonjatët fituan në shtëpi minimalisht dhe në kryeqytet do të tentojnë të ruajnë avantazhin.
Ja axhenda e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë:
E MËRKURË, 14 SHKURT 2018
Luftëtari – Laçi Ora 14:00 (0-3)
Kukësi – Tirana Ora 14:00 (1-1)
Skënderbeu – Teuta Ora 17:00 (2-0)
Partizani – Flamurtari Ora 17:00 (0-1)
Shënim*: Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para