TVSH ka zbardhur axhendën e ndeshjeve që do të transmetojë këtë . Sot dhe nesër i ka dhënë hapësirë Kategorisë së Parë. Ndeshja Bylis – Dinamo ka hapur siparin e fundjavës sportive sot në orën 13:00 e vlefshme për grupin B, ndërsa nesër do transmetojë takimin ndërmjet Erzenit dhe Kamzës e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Parë gjithashtu në orën 13:00. Të dielën TVSH surprizon duke transmetuar finalen e botërorit të klubeve, Real Madrid – Kashima Antlers në orën 11:30. Fundjavën sportive e mbyll superndeshja e vlefshme për Kategorinë Superiore, Kukësi – Skënderbeu, në stadiumin “Zeqir Ymeri” në orën 14:00.
Ndeshjet që do transmetojë TVSH këtë fundjavë