Kategoria Superiore luan ditën e sotme dy takime mjaft interesante, të vlefshme për javën e 23-të të saj.
Në Gjirokastër, Luftëtari vendas pret Teutën, ndërkohë që kryeqyteti pret duelin mes Partizanit dhe Flamurtarit. Duele mjaft të ekuilibruara këto dhe FSHF ka caktuar edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në këtë “vatra” të nxehta.
Në Gjirokastër kryesor do të jetë Ardian Beqiri, ndërsa në Tiranë, Indrit Myrtja.
Luftëtari-Teuta 14:00
Arbitër: Ardian Beqiri
Asistent: Nertil Bregasi
Asistent: Gernat Qirici
Arbitër i katërt: Kreshnik Cjapi
Partizani-Flamurtari 17:00
Arbitër: Indrit Myrtja
Asistent: Melis Dervishi
Asistent: Fisnik Thorja
Arbitër i katërt: Kridens Meta