Ditën e sotme do të luhet java e 28-të e Kategorisë Superiore. Në orën 15:30 do të luhen dy sfidat e para, ndërsa në orën 18:30 do të luhen dy sfidat e tjera. Tirana do të jetë pushim për shkak se në kalendar ka të programuar ndeshjen me Kamzën e përjashtuar. FSHF-ja ka vendosur se gjyqtarët e këtyre 4 takimeve.
Në ndeshjen me Partizanit dhe Skënderbeut do të mbajë drejtësi Kreshnik Bajramaj. Në takimi tjetër të orës 18:30, arbitër do të jetë Juxhin Xhaja, ndërsa në ndeshja mes Laçit dhe Kukësit i është besuar Andi Koçit. Sfida e me rëndësishme është ajo mes Luftëtarit dhe Kastriotit që do të luhet në “Redi Maloku” dhe ky takim i është besuar ndërkombëtarit Enea Jorgji.