Kategoria e Parë rezervon një super ndeshje në fundjavë.
Të shtunën do të luhet përballja mes dy rivalëve për të hyrë në Superligë, Kamza-Besëlidhja.
Takimi do të startojë në orën 14:00 dhe pritet të ndiqet nga një numër i lartë tifozësh.
Kamza ka vetëm një humbje në 15 ndeshje në Grupin A të Kategorisë së Parë dhe ndodhet në vendin e parë në klasifikim, ndjekur nga Besëlidhja e vendit të dytë.
Pas suksesit në Kupën e Shqipërisë, ku lezhjanët eliminuan Flamurtarin në çerekfinale, Besëlidhja do të kërkojë tashmë të ndalë edhe Kamzën.