Lushnja-Besa 1-0
Në këto momente është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Lushnjes dhe Besës, e vlefshme për javën e 17 të kampionatit.
Deri më tani, në 45 minutat e para, skuadra e trajnerit Gjyla është duke fituar me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Alushi në minutën e 12 të takimit.
Mbetet për t’u parë si do të shkojë kjo sfidë në pjesën e dytë, pasi nëse kavajasit nuk e përmbysin rezultatin, atëherë do të largohen edhe më shumë nga kreu i klasifikimit.