Këtë fundjavë do të luhet java e katërt e Kategorisë së Parë, ku disa nga sfidat do të luhen të shtunën, disa të dielën, të hënën apo edhe të martën për vet faktin se TVSH ka ndërhyrë për të bërë transmetimin direkt të disa nga sfidave më të forta të këtij kampionati.
Grupi A, ose i quajtur ndryshe i Veriut i luan të gjitha takimet nesër në orën 14:30. Përjashtim bën vetëm Kamza – Erzeni që do të nisë të luhet në orën 14:00, pasi do të transmetohet direkt nga TVSH.
Ndërsa në grupin e Jugut, luhen vetëm dy takime nesër në orën 14:30; Shkumbini – Pogradeci dhe Tomorri – Apollonia. Të dielën do luhen dy ndeshjet e tjera, Dinamo – Bylis në orën 14:00 dhe do të transmetohet në TVSH si dhe Turbina – Sopoti në orën 14:30 që luhet në Peqin.
Të hënën nuk do të zhvillohet asnjë takim i së Parës, ndërsa të martën luhet ndeshja përmbyllëse, ajo mes Elbasanit dhe Lushnjës që do të transmetohet në TVSH.