Në Kategorinë e Parë janë luajtur shumica e takimeve ditën e djeshme, ndërsa të premten vetëm një takim, përballja mes Vllaznisë dhe Dinamos. Ndërkohë që sot, janë dy sfida që do të mbyllin javën e tretë të kampionatit.
Bëhet fjalë për takimin Shënkolli-Korabi dhe Tomorri-Besa. Që të dyja sfidat do të luhen në orën 16:00. Sikurse ka ndodhur të premten dhe të shtunën edhe sot pritet që spektakli dhe golat të mos mungojnë.