Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së 23-të të Kategorisë së Dytë. Pas Egnatias që ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë, tashmë edhe Naftëtari ka ‘prerë biletën’ për një kategori më sipër sezonin e ardhshëm.
Skuadra kuçovare fitoi sot 4-0 në stadiumin “Bashkim Sulejmani” kundër Memaliajt dhe përfitoi nga humbja e Orikut në Ersekë, 2-1 kundër Gramozit.
Me një diferencë prej 10 pikësh, Naftëtari siguron matematikisht ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndërkohë që kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në përfundim të kampionatit në Kategorinë e Dytë.
Pas një sezoni perfekt, me 19 fitore, 2 barazime dhe 0 humbje, Naftëtari ka festuar sot suksesin në shtëpi, një triumf që e kërkonin prej dy vitesh radhazi, pasi kujtojmë se vitin e kaluar u eliminuan në play-off ndaj Mamurrasit në ndeshjen finale që kuçovarët e humbën 1-0 në Kavajë, duke mos u ngjitur dot në Kategorinë e Parë.
Por, këtë sezon, bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri Kristaq Mile kanë kryesuar Grupin B nga java e parë e kampionatit.
Rezultatet e javës së 23-të të Kategorisë së Dytë:
Grupi A
Partizani B 0-1 Vllaznia B
Ada 2-2 Kevitan
Tirana B 2-3 Internacional
Egnatia 4-0 Gramshi
Veleciku 0-2 Albpetrol
Grupi B
Përmeti 2-0 Skrapari
Naftëtari 4-0 Memaliaj
Butrinti 4-0 Këlcyra
Delvina 1-2 Devolli
Gramozi 2-1 Oriku
Domosdova 3-0 Maliqi