Sot ka pasur aktivitet në futbollin tonë ku pavarësisht se Superliga ka qenë pushim, ka pasur ndeshje në Kategorinë e Dytë ku është luajtur java e 19-të në grupet A dhe B. ‘Lumë’ golash ka pasur në ditën e sotme ku bie në sy humbja e thellë e Domosdovës në shifrat 6-1 përballë Devollit. Po ashtu Tirana B arriti një fitore në shifrat 3-0 kundër Kukësit B. Në total në 11 ndeshjet e zhvilluara sot janë shënuar plot 41 gola. Ndeshja mes Partizanit B dhe Mamurrasit është pezulluar dhe nuk është luajtur.
Grupi A
Klosi – Ada 4-2
Tirana B – Kukësi B 3-0
Gramshi – Internacional 3-0
Luzi – Veleçiku 0-2
Grupi B
Devolli – Domosdova 6-1
Elbasani – Këlcyra 3-0
Gramozi – Oriku 0-1
Maliqi – Albpetrol 0-3
Memaliaj – Butrinti 3-2
Tepelena – Skrapari 5-2
Përmeti – Delvina 1-0