Ditën e sotme kanë përfunduar të gjitha takimet e Kategorisë së Dytë të futbollit. Plot 44 gola në 12 takime të luajtura janë realizuar. Bie në sy triumfet “tenistike” të Sopotit ndaj Adës 8-2, Shkumbini-Delvina 6-1, dhe Butrinti-Gramozi 5-1.
Dy ekipet e kryeqytetit Tirana B dhe Partizani B janë mposhtur në shtëpi me rezultate tejet zhgënjyese; Tirana B është mundur 0-3 nga Gramshi, kurse Tërbuni i ka befasuar të kuqtë me shifrat 1-3.
Kjo ishte java e 10-ë për Kategorinë e dytë të futbollit shqiptar.