Skuadra e Kastriotit duket se do të jetë një nga pretendentët e Kategorisë së Parë për sezonin e ri. Krutanët kanë hyrë vullshëm në këtë merkato verore, duke afruar lojtarë të njohur në organikën e tyre.
Sonte, klubi i Kastriotit njofton se ka arritur marrëveshjen me Klajdi Kukën. Ish-portieri i Dinamos, Tërbunit dhe Tiranës ka zgjedhur të nisë një aventurë të re me ekipin krutan.